Mbrojtësi i krahut të djathtë, Bojan Gjorgjievski, i cili së fundmi ishte pjesë e FC Shkupit, karrierën e tij ka vendosur ta vazhdojë në Ligën e Dytë – Perëndim, te skuadra e Kit Go, njofton “infOSport.mk”.
28-vjeçari Gjorgjievski menjëherë i është bashkuar skuadrës së tij të re në Antalia të Turqisë, aty ku Kit Go po kryen fazën kryesore të përgatitjeve.
Kit Go më parë kishte firmosur edhe me Toni Miçkovskin e Bregallnica Shtip si dhe portierin e Akademia Pandev, David Denkovski.
Gjorgjievski pa dyshim se do të jetë një super përforcim në krahun e djathtë të mbrojtjes së Kit Go, duke pasur parasysh eksperiencën e tij të madhe të deritanishme.
Ai përveç me FC Shkupin gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe me Vardarin, Metalurgun, Pobedën, Rabotniçkin, Horizont Turnovën, Bate Borisovin, Skonto Rigan, Neftohimik, Maçva dhe Teuta.