Përplasjet verbale mes Messit dhe drejtorit sportiv të Barcelonës Eric Abidal kanë trazuar ambjentin e Barcelonës.
Francezi akuzoi lojtarët për shkarkimin e Valverdes, ndërsa më pas kishte reaguar Messi, duke thënë se ai duhet të flas me emra.
Tani rreth kësaj çështjeje ka folur edhe legjenda braziliane Rivaldo.
“Reagimi i Leo Messi gjatë së mërkurës së kaluar, ku ai përmes rrjeteve sociale kritikonte Abidal, duket normal për mua” ka thënë fillimisht braziliani.
“Messi ka çdo të drejtë në botë që të jetë i nervozuar me Abidal për nga mënyra se si ai u ankua rreth profesionalizmit të disa lojtarëve në stërvitje, sidomos kur ai nuk përmendi emra specifik” ka shtuar ish legjenda katalunase.
“Ajo vuri gjithë skuadrën në pikëpyetje. Është e vështirë të flasësh për këtë situatë nga jashtë, por Messi vetëm provoi të mbronte grupin dhe veten, të qëndronte me reputacion dhe në të njëjtën kohë, të gjente se kujt i referohej Abidal” përfundoi Rivaldo.