Pas 22 vitesh në pankinën e Arsenalit, trajneri Arsene Wenger vendosi të largohet në verën e 2018-ës, por duket se “dashuria të caktuara janë të destinuara të mos vdesin kurrë”, pasi klubi londinez po mendon të rikthejë sërish francezin.
Këtë herë nuk bëhet fjalë më për një rikthim në pankinë, por për një rol drejtuesi, që në Londër janë gati t’ia ofrojnë Wengerit, me qëllim që ky i fundit të kontribuojë për rikthimin në normalitet të skuadrës.
Me largimin e francezit, në stol u ul Unai Emery, i cili u shkarkuar në fillim të këtij sezoni dhe pas disa javësh me Ljungberg, në pankinë u ul Mikel Arteta, që gjithashtu nuk po ia del “të fusë në shina” skuadrën e Arsenalit.
Verën e ardhshme drejtuesit po përgatiten për një revolucion të vërtetë në organikë dhe duke qenë se Wenger është një njohës i mirë i ambientit, shihet si njeriu ideal për të kontribuuar në rindërtimin e skuadrës.