Zhorzhinjo mund të rikthehet në Itali dhe të ribashkohet sërish me Mauricio Sarrin. Që të dy ishin bashkë te Napoli, për të vazhduar baskë më pas edhe te Çelzi, te e cila skuadër Zhorzhinjo ishte transferuar në vitin 2018-të me rekomandim pikërisht të strategut italian.
Zhorzhinjo ishte një nga futbollistët kryesor të Sarrit, duke u paraqitur në 37 ndeshje në Premierligë në sezonin debutues.
“Pse jo?”, tha Santor për Tuttomercatoëeb kur u pyet nëse Zhorzhinjo mund të largohet nga Çelzi.
“Jam i sigurt se do të vijnë disa propozime të rëndësishme, të cilat ne padyshim që do t’i vlerësojmë së bashku me Çelzin” – ka thënë menaxheri i futbollistit brazilian me pasaportë italiane.