Nuk kanë të sosur problemet tek Barcelona. Pas zënkës mes kapitenit Lionel Messi dhe drejtorit sportiv Erik Abidal, tashmë mësohet se ka pasur një tjetër debat në kampin “katalunas”.
Bëhet fjalë për një përplasje mes Messit dhe portierit Ter Shtegen. Dyshja është përplasur me njëri tjetrin në stërvitje, fill pas humbjes me Valencian në kampionat.
I gjithë sherri ndodhi për një top, siç raporton “El Pais”.
Orët e fundit situata nuk ka qenë aspak e qetë për shkak të deklaratës së Abidal. Messi nuk ka mbetur aspak i kënaqur dhe sipas mediave ai ka shkuar deri aty sa ka kërkuar largimin. Madje në Angli e quajnë të kryer kalimin e argjentinasit te Mançester Siti, ku ai do të ribashkohej me trajnerin, Pep Guardiola.