Pas një mbledhjeje e cila zgjati rreth dy orë, numri një i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka marrë vendim në lidhje me të ardhmen e Erik Abidal.
Sipas “Mundo Deportivos, Bartomeu ka vendosur që të mos e shkarkojë nga detyra e sekretarit teknik, ish-futbollistin e ekipit “katalunas”, pas konfliktit që pati në publik me kapitenin e skuadrës, Lionel Messi.
Francezi kishte deklaruar në një prononcim për “Sport” se kishte qenë i detyruar të largonte trajnerin, Ernesto Valverde pasi nuk kishte patur marrëdhënie të mira me lojtarët.
Mirëpo kjo frazë nuk i ka pëlqyer aspak kapitenit të ekipit “blaugran”, i cili reagoi në profilin e tij në Instagram. Messi u shpreh se Abidal duhet të flas me emra pasi kështu po i përlyen të gjithë.