Mbrojtësi i Bajernit të Munihut, Zherome Boateng doli të marrë gjithë vëmendjen në ndeshjen e mbrëmshme të Kupës së Gjermanisë, në të cilën skuadra e tij shënoi fitore 4:3 ndaj Hofenhajmit.
Mbrojtësi “bavarez” bëri një ndërhyrje brutale ndaj mesfushorit të Hofenhajmit, Kristof Baumgartner.
Përkundër avantazhit 3:1 të Bajernit të Munihut, Boateng në minutën e 75-të, bëri çmos për ta ndalur një aksion të Baumgartner, duke u gjuajtur mbi të me prapanicë. Videon e kësaj ndërhyrjeje të cilën mund ta shihni më poshtë, shumë shpejtë është bërë virale nëpër rrjete sociale.
Incredible tackle by Boateng vs. Hoffenheim’s Baumgartner from soccer