Ja pse Abidal i shpëtoi shkarkimit edhe përkundër zënkës publike me Messin

Erik Abidal i shpëtoi shkarkimit nga posti i sekretarit teknik të Barcelonës, një ditë pasi komentet e tij e zemëruan dhe e detyruan kapitenin e klubit “katalunas”, Lionel Messi, t’i reagojë atij ashpër dhe publikisht duke e kundërshtuar.

Por, ekzistojnë tri arsye kyçe përse Abidal mbetet pjesë e drejtorisë sportive të Barcelonës.

Presidenti i skuadrës kampione të Spanjës, Josep Maria Bartomeu, vendosi kundër shkarkimit të Abidalit pas një takimi dyorësh me të dhe me shefin ekzekutiv të klubit, Carscar Frau, të mërkurën, raporton Gazeta Express.

Bartomeu ka qenë në kontakt me dy protagonistët e kësaj zënke që prej ditës së djeshme, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje pozitive në interes të klubit, duke qenë se francezi është në proces të gjetjes së një sulmuesi të ri për ta sjellë në “Kamp Nou” pas lëndimeve të rënda që Luis Suarez dhe Usmane Dembele i pësuan së fundmi.

Mundo Deportivo jep arsyet kyçe për mos shkarkimin e Abidalit: 

Mirëkuptimi me Messin

Bartomeu kishte biseduar me Messin sot dhe i kishte dëgjuar motivet e kapitenit për t’i reaguar Abidalit. Presidenti e dëgjoi argjentinasin dhe e kuptoi qëndrimin e tij. Messit nuk i kishin pëlqyer komentet e Abidalit, i cili i kishte akuzuar lojtarët për shkarkimin e Ernesto Valverdes, duke thënë se ai nuk ndiheshe rehat me të dhe nuk punon zellshëm nën urdhrat e tij. Argjentinasi i reagoi francezit duke i kërkuar të mos i përgjithësojë gjërat por të ketë guximin për të folur me emra. Bartomeu e kupton se kapiteni është ndier i bezdisur.

Abidal i rëndësishëm për transferimet e futbollistëve

Gjatë së mërkurës, Bartomeu ka biseduar edhe me Abidalin, i cili në të njëjtën kohë po punonte për ta sjellë një sulmues në skuadër, për ta zëvendësuar të lënduarin Usmane Dembele.

Presidenti vlerëson se ky është moment i rëndësishëm dhe se klubit i duhet të veprojë në treg, prandaj në këtë frymë Abidal është kyç, bashkë me shefin ekzekutiv Grau dhe ndihmës sekretarin teknik, Ramon Planes.

Stabiliteti në prag të takimit të rëndësishëm në Kupën e Mbretit kundër Bilbaos

Për më tepër, një faktor tjetër për ta shmangur kaosin në klub është mos shkarkimi i Abidalit. Barcelona luan me Bilbaon të enjten dhe presidenti vlerëson se më mirë të mbyllet një plagë sesa t’i hidhet kripë asaj.

Leave a Reply