FC Shkupi ka regjistruar edhe barazimin e tretë në Antalia të Turqisë dhe të 5-tin nga gjithsej 6 ndeshje të zhvilluara në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra nga Çairi në ndeshjen e fundit miqësore barazoi 1:1 kundër skuadrës rumune të Ripensia Timisoar.
Pjesa e parë u mbyll me dominim total të skuadrës “bardhekaltër”, që shfrytëzoi një gjë të tillë dhe falë golit të shënuar nga Dembo Darboa në minutën e 42-të në pushim shkoi me epërsi minimale.
Pjesa e dytë ishte thuajse e barabartë me raste nga ana e të dyja skuadrave, ndërsa në minutën e 78-të, pasi një krosimi në zonë, skuadra e Ripensia Timisoarit, barazoi shifrat në 1:1 me golin e Aleksandru Popovici.
Deri në fund nuk kishte ndryshim të rezultatit, edhe pse të dyja skuadrat kërkuan golin e fitores. Njëherit ishte kjo ndeshja e fundit në kuadër të fazës përgatitore në Antalia për FC Shkupin, që barazoi 0:0 me Nefçi, barazoi 2:2 me boshnjakët e Çelik, ndërsa disfatën e vetme e pësoi ndaj skuadrës kosovare të Feronikelit.
FC Shkupi të premten niset drejt Shkupit, ku do të vazhdojë përgatitjet para fillimit të sezonit pranveror, që me 16 shkurt të zhvillojë ndeshjen e parë të stinorit pranveror kundër Borecit në Çair.