Zlatan Ibrahimoviç sipas të gjitha gjasave do të jetë në fushë në derbin e së dielës në mbrëmje ndaj Interit. Suedezi nuk ishte në dispozicion ndeshjen e kaluar dhe “kuqezinjtë” nuk shkuan më shumë se një barazim ndaj Veronës.
Mirëpo, tashmë Ibrahimoviç do të rikthehet të stërvitet me grupin dhe duket se e ka marrë veten. Sulmuesi ka qenë edhe një ogur i mirë për Milanin, duke qenë se skuadra i është rikthyer sukseseve me Ibrën.
Kështu, Interi është i paralajmëruar për derbin e Milanos dhe tekniku Antonio Konte bën mirë që të marrë masat për të bllokuar lëvizjet e 38-vjeçarit në zonë.