Vardari nuk ndalet, prezanton edhe një tjetër përforcim

Vardar Forina nuk ndalet, derisa drejtuesit e kësaj skuadre brenda ditës kanë zyrtarizuar edhe afrimin e dytë, pas Erblin Dacit. Bëhet fjalë sërish për një futbollistë tjetër nga Shkupi, Bilal Iseni, i cili te skuadra nga Forina vjen nga rradhët e skuadrës së njohur të të rinjëve, Nju Star, teksa në të kaluarën kishte luajtur edhe me grupmoshat e reja të FC Shkupit, njofton “infOSport.mk”.

Iseni është vetëm 18-vjeçar, ndërsa bëhet fjalë për një futbollistë ofenziv, i cili armë të fortë ka këmbën e majtë dhe goditjet nga gjuajtja e lirë.

Iseni bëhet emri i 7-të i ri në rradhët e Vardar Forinës  gjatë këtij afati kalimtarë, ku spikasin futbollistët shkupjan, si portieri i FC Shkupit, Alban Miftari, mbrojtësi i Rabotniçkit, Borjan Panovski, futbollistit ofenziv i Struga Trim Lum, Gëzim Bakievski, mesfushori difenziv i Skopjes, Erblin Daci dhe mesfushori i Kukësit, Armend Çajani, ndërsa emër i ri te  kjo skuadër në stinorin pranveror do të jetë edhe tetovarin, Ylber Luma, i cili u rikthye në futbollin vendor nga kampionati elitar i Kosovës, nga rradhët e Ferizajit.

Leave a Reply