Ohrid Lihnidos që garon në Ligën e Dytë – Perëndim dhe KEK-u që garon në Ligën e Parë të Kosovës sot në Ohër zhvilluan një super ndeshje, që në fund u mbyll me shifrat 4:4, njofton “infOSport.mk”.
Ishte kjo ndeshja e tretë për skuadrën e Ohrid Lihnidos në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror pas atyre ndaj skuadrës serbe të Maçva Shabac (0:1) dhe Karaormanit (3:1).
Golin e parë për skuadrën e Ohrid Lihnidos e realizoi tetovari, Sherif Rexhepi, njëherit përforcimi i fundit i kësaj skuadre, për të cilën golat tjerë i realizuan edhe Vecko Vrencoski, Ace Celeski dhe Aleksandar Gjorgjijeski.
Ndeshjen e rradhës Ohrid Lihnidos do ta zhvillojë kundër Korabit të Dibrës.