Merkato është mbyllur, Barcelona  “thyen” rregullat, transferon sulmuesin e Betisit!

Barcelona i ka vënë syrin sulmuesit 26-vjeçar të Real Betis, Lorenco Moron, si përforcim të mundshëm në repartin e sulmit. Një gjë të tillë ka konfirmuar sot e përditshmja spanjolle “Marca”.

Me Luis Suarez dhe Usmane Dembele të dëmtuar rëndë dhe larg fushës për një periudhë të gjatë, skuadra “katalunase” është lejuar të nënshkruajë një kontratë me një sulmues që luan në Spanjë, brenda rregullave të “La Liga-s”.

Transferimi i Moron është i mundshëm për vlerën e 30 milionë eurove. Me fanellën e Betisit, Moron ka zhvilluar 84 ndeshje, duke realizuar 25 gola, ndërsa vetëm në La Liga numëron 69 ndeshje dhe 21 gola.

Leave a Reply