Ish futbollisti i FC Shkupit, Fatih Jusufi, i cili mbante epitetin e golashënuesit më të mirë te grupmoshat, që më pas të debutojë edhe me ekipin e parë nga Çairi në ndeshje miqësore, do të veshë edhe njëherë tjetër fanellën e skuadrës së Vardarit nga Forina, njofton “infOSport.mk”.
Jusufi pjesë e skuadrës nga Forina ishte edhe gjatë vitit 2018-të, kur në stinorin vjeshtorë (sezoni 2018/2019) në 11 ndeshje me fanellën e kësaj skuadre kishte shënuar 9 gola.
Emri i tij vite më parë ishte i lidhur ngushtë edhe me ekipin e Bursaspor, mirëpo për shkak dokumentacionit jo të plotë, kishte dështuar një transferim i tillë, njëjtë sikurse edhe ai i verës së vitit 2018-të te skuadra e Luftëtarit nga Gjirokastra.
Ndryshe së fundmi Jusufi ishte pjesë e skuadrës së Vëllazërimit të Kërçovës, ndërsa kishte luajtur edhe me ekipin kumanovar të Goblenit.