Ish futbollisti i Shkëndijës vazhdon karrierën në SHBA

Ish futbollisti i Shkëndijës, Xhelil Asani karrierën e tij do ta vazhdojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), te skuadra e Pitsburg Riverhaunds, që garon në Ligën e Dytë amerikane, ndryshe e njohur si USCL Liga, shkruan “infOSport.mk”.

24-vjeçari Asani që luan si mbrojtës i krahut të majtë me skuadrën amerikane ka nënshkruar kontratë deri në fund të vitit 2020, me mundësi vazhdimi.

Asani te skuadra e Pitersburg transferohet nga rradhët e skuadrës ruse të SKA Khabarovsk, ndërsa më herët gjatë karrierës së tij kishte luajtur edhe me skuadrat si Mladost Kakanj (B e H), Mash’al (Uzbekistan), Torpedo (Bjellorusi), nga e cila skuadër gushtin e vitit 2018-të erdhi në rradhët e Shkëndijës.

Ai me skuadrën tetovare zhvilloi vetëm 2 ndeshje, ndërsa kjo bëri që ai nga kjo skuadër të largohet vetëm pas 5 muajve, ndërsa vlen të theksohet se në Maqedoni gjithashtu kishte veshur edhe fanellën e Metalurgut dhe Vëllazërimit të Kërçovës, ndërsa gjithashtu kishte luajtur edhe në Maltë me skuadrën e Pembrok, si dhe në Shqipëri me skuadrën e Bylish Ballsh.

Leave a Reply