Mbrëmë u mbyllën të gjitha ndeshjet e 1/8 së finales në kuadër të Kupës së Maqedonisë në futsal, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra kampione dhe njëherit fitues aktual i Kupës, Futsal Shkupi shënoi fitoren më të thellë, duke turpëruar me shifrat 14:2 skuadrën e Ovçe Pole. Erkan Seferi, Ismet Ceka dhe Arsim Fazliu shënuan nga 3 gola, Zoran Leveski dhe Erkan Shabani realizuan nga dy gola, ndërsa një gol tjetër për ekipin “bardhekaltër” nga Çairi realizoi Burak Memedov.
Fitore dhe kalim në raundin tjetër regjistroi edhe Futsal Karadaku, që në Kumanovë me rezultatin 10:4 mundi Velesin.
Artan Junuzi me 4 gola të shënuar doli të jetë njeriu i ndeshjes, ndërsa nga një gol realizuan Shuajb Shukriu, Burim Mehmeti, Jasir Zekiri, Kushtrim Dauti, Arijan Osmani dhe Ibrahim Dalipi.
Për dallim nga Futsal Shkupi dhe Futsal Karadaku, dy skuadrat tjera shqiptare Juventus Serava dhe Arben Bajrami u eliminuan pas disfatave identike 8:7, me këta të fundit që u mundën vetëm pas ekzekutimi të penaltive, pasi ndeshja në kohën e rregullt ndaj Crna Rekës në Kavdar ishte mbyllur me shifrat 5:5.
Proekt Ciko, njëherit rivali kryesor i Futsal Shkupit për titullin e kampionit vetëm minimalisht 1:0 mundi Astibon, ndërsa në çerekfinale do të luajnë edhe finalisti i edicionit të kaluar, Zhelezareci, Kegi Mobi Veles dhe KMF Klimi.
Ndeshjet e 1/8 së finales |
||||||||||||||||||||||||
|