Kristiano Ronaldo sot (05.02.2020) ka festuar ditëlindjen e 35-të. Pavarësisht këtyre viteve, ylli portugez po vazhdon të paraqitet në nivele të larta, ku po udhëheq Juventusin drejt titullit të ri në “Serie A”.
Mundo Deportivo, në ditëlindjen e pesë herë fituesit të “Topit të Artë” ka bërë një formacion me lojtarët më të mirë që kanë mbushur 35 vjet, dhe që janë akoma aktiv në futboll.
Kush tjetër mund t’i zinte vendin legjendës së Juventusit dhe njëherit kombëtares italiane, Xhanluixhi Bufon në portë, që ka mbushur 42 vite dhe vazhdon të jetë ende aktiv, njëjtë sikurse edhe Dani Alvesh, Tiago Silva, Xhiorxhio Kiellini, Huanfran, Frank Ribery, Santi Karzola, Andres Iniesta, Zhoain, Zlatan Ibrahimoviç dhe Kristiano Ronaldo.