Tifozët më të zjarrtë në futbollin grek, janë në pritje të derbit të madh në kuadër të çerekfinales së Kupës së Greqisë, mes dy rivalëve të përbetuar, PAOK-ut dhe Panathinaikosit.
Një sfidë kjo që pritet me padurim nga ana e tifozërive të të dyja skuadrave, ndërsa duke pausr parasysh se ndeshjet mes këtyre dy skuadrave çdoherë kanë qenë të zjarrta edhe brenda fushës.
Ndërkohë ajo që na inereson neve si shqiptarë, është fakti se drejtësinë në këtë përballje do ta ndajë edhe arbitri shqiptarë me pasaportë zvierane, Bekim Zogaj. Ky i fundit do të jetë një ndër asistentët e arbitrit kryesor, Sandro Scharer.
Ndeshja ndërmjet PAOK-ut dhe Panathinaikosit do të luhet sonte me fillim në ora 20:30.