Rakitiç nis bisedimet me rivalin e madh të Barcelonës!

Mesfushori kroat Ivan Rakitiç nuk po ndjehet mirë te Barcelona. Tashmë një kohë më të gjatë po përflitet për një largim të tij të mundshëm nga “Kamp Nou”, aty ku ishte transferuar gjatë verës së vitit 2014-të.

Gjithsesi, edhe vetë Rakitiç e pranoi se Barcelona nuk e trajtoi aspak mirë dhe duket se palët janë pajtuar që ai të gjejë skuadër të re gjatë verës.


LEXO GJITHASHTU:

Rakitiç i zhgënjyer, nuk kursen kritikat për Barcelonën


“Cadena Ser” raporton se 31-vjeçari ka nisur bisedimet me Atletiko Madridin, rivalin e madh të “katalunasve”.

Te Atletiko Madridi Rakitiçin e shohin si futbollistin ideal për ta shtuar eksperiencën në mesfushën e tyre.

Rakitiç pa dyshim është një ndër mesfushorët më të mirë në Europë, teksa me Barcelonën numëron 292 ndeshje, ku ka regjistruar edhe 34 gola dhe 40 asistime, ndërsa gjatë karrierës së tij ai kishte luajtur edhe me Seviljën (149 ndeshje), Shalke 04 (135) dhe Bazel (49).

Gjatë sezonit aktual me fanellën e Barcelonës, Ivan Rakitiç ka zhvilluar gjithsej 24 ndeshje, 16 prej të cilave në La Liga, 5 në Ligën e Kampionëve, 2 në kuadër të Kupës së Spanjës dhe 1 në kuadër të SuperKupës së Spanjës.

Leave a Reply