Sherif Rexhepi gjatë stinorit pranveror do ti mbrojë ngjyrat e skuadrës së Ohrid Lihnidos, që garon në Ligën e Dytë – Perëndim, njofton “infOSport.mk”.
Ai me këtë skuadër ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit, ndërsa i njëjti është prezantuar sot në ambientet e klubit nga Ohri, për të cilën tashmë ka zhvilluar dy ndeshje miqësore, atë kundër serbëve të Maçva Shabac dhe kundër Karaormanit.
Rexhepi së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Gostivarit, ndërsa bëhet shqiptari i dytë që i bashkohet Ohrid Lihnidos pas kumanovarit, Burhan Aliji.
Me këtë të fundit Rexhepi kishte luajtur edhe te Vëllazërimi i Kërçovës.