Kanzas Siti doli fitues në finalen e madhe të futbollit amerikan ndaj San Franciskos me rezultat 31-20,
Për skuadrën e Kanzas Sitit është ky titulli i parë pas plotë 50 vite pritje. Kjo ndeshje u vendos në çerekun e fundit, kur Kanzas Siti ishte në disavantazh pran rezultatit 20-10.
Për 7 minuta lojë, Kanzas Siti arriti që të shënojë 3 “taçdaun” dhe në fund arriti deri te fitorja 31-20.
Është interesant fakti se në të gjitha ndeshjet e “play-off”, Kanzas Siti ishte në diavantazh prej 10 pikëve dhe vazhdimisht arrinte që të rikthehej dhe të shënojë fitore. Qendërmbrojtësi Patrik Mehones , me 24 vite , u bë lojtari më i ri në historikun e futbollit amerikan që është shpallur “MVP” i sezonit dhe finales së madhe që u zhvillua në Majami.