Pajtim Kasami në formacionin e javës në Zvicër

Strugani Pajtim Kasami vazhdon me paraqitjet e mira me fanellën e Sionit në Superligën e Zvicrës, njofton “infOSport.mk”. Edhe pse nuk shënoi gjatë fundjavës për skuadrën e tij, Kasami ishte një ndër futbollistët më të rrezikshëm për mbrojtjen kundërshtare të Cyrih.

Kasami këtë edicion në 19 ndeshje ka shënuar 8 gola, shifër këtë të cilin edicionin e kaluar e kishte arritur në 34 ndeshje.

Kasami bënë pjesë në treshen më të mirë të sulmit për javën e 20-të, bashkë edhe me Itten të Sent Gallen dhe Park të Servete.

Përveç Kasamit, pjesë e formacionit më të mirë të javës së 20-të në Superligën e Zvicrës është edhe Idriz Voca, mesfushori kosovar i Lucernës, i cili ishte një motor i vërtetë në mesfushën e skuadrës së tij përballë Jang Bojsit, në të cilën skuadra e tij shënoi fitore 2:0.

Leave a Reply