Rikardo Orsolini është duke bërë një sezon shumë të mirë te Bolonja, teksa në 24 ndeshje në të gjitha kompeticionet ka shënuar 7 gola dhe ka dhuruar 5 asistime.
Pikërisht këto statistika kanë tërhequr vëmendjen e “Zonjës së Vjetër”, që kërkon të rikthejë në skuadër 23-vjeçarin.
Kartonin e Orsolinit e ka pasur në zotërim Juventusi që vendosi pas shumë huazimeve të shesë te Bolonja. Por, mes klubeve ka një akord, ku “Zonja” mund ta rimarrë për shumën e 30 milionë eurove, deri në sezonin 2020-2021.
Në kampin “bardhezi” po mendohen për këtë rikthim të Orsolinit, që po tregon se po është i aftë të mbajë veshur fanellën bardhezi.