FC Shkupi sot zhvillon miqësoren e tretë në Turqi

Futbollistët e FC Shkupit me shumë përpikmëri po kryejnë detyrat e dhëna nga ana e trajnerit Qatip Osmani, i cili gjatë ditës së sotme do të ketë mundësinë ti shoh futbollistët e tij në vepër, shkruan “infOSport.mk”.

FC Shkupi do të zhvillojë edhe miqësoren e tretë në tokën turke, ndërsa për kundërshtrë do të ketë skuadrën e Feronikelit nga Superliga e Kosovës, që udhëhiqet nga strategu shkupjan, Agim Sopi.

Kujtojmë në ndeshjen e parë të zhvilluar në Antalia, FC Shkupi kishte barazuar pa gola (0:0) ndaj skuadrës së FC Nefchi Kockhor nga Kirgistani, ndërsa në ndeshjen e dytë kishin barazuar 2:2 me Çelikun.

Ndeshjen e fundit kontrolluese  në tokën turke të besuarit e trajnerit Qatip Osmani, do ta zhvillojnë të enjten (6 shkurt) kundër  ekipit rumun të Ripensia Timisoara.

 

Leave a Reply