Skuadra e Ferizajit që garon në Superligën e Kosovës, prej sot është zhvendosur në Ohër, aty ku do të zhvillojë edhe fazën kryesore të përgatitjeve në prag të stinorit pranveror, njofton “infOSport.mk”.
Pjesë e kësaj skuadre janë edhe tre futbollistët nga Maqedonia, Bujamin Asani, Behar Bardhi (vëllai i Enis Bardhit) dhe Filip Stojanovski, i cili javë më parë iu bashkua kësaj skuadre nga rradhët e FC Shkupit, njëjtë sikurse edhe boshnjaku, Nermin Hajdareviq.
Përveç këtyre dy të fundit skuadra e Ferizajit në këtë afat kalimtarë ka transferuar edhe Albin dhe Eurent Krasniqin, ndërsa gjithashtu ka arritur që të mbajë boshtin e skuadrës, që gjatë pjesës së parë të sezonit kishte barën kryesore në ndeshjet kampionale.
Kujtojmë Ferizaji stinorin vjeshtorë në elitën e futbollit kosovar e mbylli në pozitën e 10-të me 18 pikë të tubuara, ashtu që kjo skuadër do të duhet të luftojë shumë për të mbijetuar në mesin e më të mirëve.