Barcelona ka bërë për vete Francisco Trincao, i konsideruar si “Ronaldo i ri”. Futbollisti portugez që aktualisht luan me Sporting Braga, do t’i bashkohet Leo Messit me shokë, mirëpo vetëm nga sezoni i ardhshëm, edhe pse marrëveshja në këmbim të 31 milionë eurove është arritur që tani.
Trincao do të nënshkruajë për pesë sezonet e ardhshme, ndërsa drejtuesit e Barcelonës menjëherë i kanë vendosur atij një klauzolë largimi në vlerë prej 500 milionë euro.
Talenti i ri është një nga lojtarët më të spikatur në Portugali, i vlerësuar njëjtë si Zhoao Féliks (Atlético Madrid), Gedson Fernandes (Totenham) apo Rafael Leao (Milan ).
Ai dallon për cilësinë e këmbës së majtë dhe i pëlqen të luajë në krahun e djathtë të sulmit, për të hyrë pastaj në mënyrë diagonale, duke sfiduar mbrojtjet rivale.
Lajmi është konfirmuar edhe nga klubi “katalunas”, të cilët në faqen e tyre zyrtare kishin shkruar: “Ne dhe SC Braga kemi arritur një marrëveshje për transferimin e Francisco Trincão, i cili do të bëhet pjesë e Barçës ga 1 korriku 2020. Kostoja e operacionit është 31 milionë euro. Lojtari do të nënshkruajë një kontratë me klubin tonë për pesë sezonet e ardhshme, deri në fund të sezonit 2024-2025, me një klauzolë lirimi prej 500 milionë eurosh”.