Skuadra e Bvulverhempton po zhvillon një tjetër sezon pozitiv në Premierligë, duke u renditur në vend të 7-të me 34 pikë, 6-të më pak se pozita që siguron një vend për në Ligën e Kampionëve. Kjo ka shtuar ambiciet e drejtuesve të klubit, të cilët gjatë ditës së djeshme prezantuan sulmuesin e Olimpijakos, Daniel Podence.
24-vjeçari me skuadrën e Vulverhempton ka nënshkruar marrëveshje deri në vitin 2025, ndërsa shumë që drejtuesit e skuadrës angleze paguan për shërbimet e tij, kap shifrën e 16.6 milion sterlina.
Megjithatë ajo që për neve shqiptarët ndoshta përbënë lajmin, ishte mënyra e prezantimit të Podence.
Ky i fundit me duar kishte bërë shqiponjën në fotot e para si lojtar i Vulverhempton, duke tërhequr interesimin e tifozëve shqiptarë. Të shumtë janë ata që janë befasuar nga ky veprim. Në fillim u kujtua se ishte shqiptar, por më pas u mor vesh se sulmuesi i majtë ishte portugez.
✍️ P O D E N C E I S H E R E pic.twitter.com/9IezCGBDgo
— Wolves (@Wolves) January 30, 2020