Mesfushori shqiptarë nga Bogovina e Tetovës, Blerim Xhemaili, edhe përfunfimisht është larguar nga Europa, për të provuar veten në Kinë.
Xhemaili që përfaqëson Zvicrën është larguar nga Bolonja dhe ka arritur marrëveshje me klubin e Superligës kineze, Shenzhen FC.
Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë klubi italian përmes faqes zyrtare.
“Në emër të të gjithë stafit tonë do të donim të falënderonim Xhemailin. Përveç kontributit të madh teknik, ai ishte shumë njerëzor, veçanërisht që nga pensionimi i Castelrotto dhe pas lajmit për sëmundjen e trajnerit. Faleminderit Blerim”, shkruhet në postimin e klubit italian.
Xhemaili te ekipi i Shenzen do të ketë një pagë vjetore prej tre milionë euro, ndërsa kontrata e tij do të jetë e vlefshme deri në vitin 2024.
Këtë sezon, Xhemaili me fanellën e Bolonjës i kishte bërë 14 paraqitje në Serie A, në të cilat kishte kontribuar me një gol dhe një asist.
33-vjeçari te Bolonja kishte ardhur vitin 2016-të nga rradhët e Galatasarajit, ndërsa përveç në Itali dhe Zvicër, ai kishte luajtur edhe në Amerikë te skuadra Montreal Impact.