E ardhmja e pilotit britanik, Luis Hamilton mund të jetë larg Mercedes. Lajmi bëhet i ditur nga mediat britanike, që zbulojnë se 6 herë kampioni i Formula 1 po mendon të nis një eksperiencë të re në karrierë.
Ferrari duket se është skuderia që po kërkon shërbimet e 35-vjeçarit që tashmë mund t’i thotë lamtumirë makinës që e shpalli 6 herë kampion bote.
Hyrja në vitin e fundit të kontratës ka rritur kuotat e një kalimi të Hamilton te “kokëkuqja”, që është gati ta josh me një marrëveshje faraonike.
Një takim për të diskutuar të ardhmen e palëve është caktuar për më 12 shkurt, aty ku pritet të vendosen edhe fatet e Hamilton.
Në rast të një kalimi të Luis Hamilton te Ferrari, kjo do të konsiderohej një tradhëti në botën e Formula 1. Ndërsa do të kishte mundësi për të ndjekur gjurmët e legjendës së F1, Mihael Shumaher, pilotin që bëri historinë me skuderinë italiane, duke fituar 5 nga 7 titujt në karrierë.