Vetëm pak çaste më parë është hedhur shorti për fazën çerekfinale të Kupës së Mbretit në Spanjë, njofton “infOSport.mk”. Fati deshi që Barcelona në këtë fazë për kundërshtarë të ketë Atletik Bilbaon, teksa Reali i Madridit do të luaj me Real Sociedadin e Adnan Januzajt.
Fituesi i edicionit të kaluar, Valencia do të përballet me Granadan, ndërkohë Viljareali për kundërshtarë do të ketë ekipin e Mirandes.
Ndeshjet çerekfinale në program janë me datë 5, 6 dhe 7 shkurt.
Kupa e Mbretit
Ndeshjet çerekfinale |
Real Madrid-Real Sociedad |
Athletic Bilbao-Barcelona |
Granada-Valencia |
Mirandes-Villareal |