Skuadra turke e Beshiktashit ka arritur marrëveshje me sulmuesin ganez Kevin Prince-Boateng. 32-vjeçari te skuadra gjigande nga Stambolli do të luaj për një vit e gjysmë në formë huazimi, ndërsa pritet të jetë një ndër përforcimet më të bujshme të kësaj merkatoje për Beshiktashin, që nuk po kalon një sezon të mirë në Superligën turke.
Ata pas 19 xhirove ndodhen në pozitën e 7-të me 30 pikë, 11 më pak se skuadra kryesuese e Sivaspor, mirëpo shpresojnë se me Boateng dhe disa përforcime tjera cilësore mund të rikthehen drejt pozitave të para në renditje.
Boateng para vetes ka një karrierë të bujshme, duke luajtur me skuadrat si, Herta Berlin, Totenham, Dortmund, Portsmaut, Xhenoa, Milan, Shalke, Las Palmas, Ajntraht Frankfurt, Sasuolo dhe së fundmi Fiorentina, me të cilën skuadër ka kontratë deri verën e vitit 2021.