Futsal Shkupi të premten do të zhvillojë edhe ndeshjen e dytë miqësore, kësaj rradhe ndaj skuadrës së KMF Zufo nga Bujanoci, njofton “infOSport.mk”.
Për skuadrën nga Çairi do të jetë kjo ndeshja e dytë kontrolluese në prag të stinorit pranveror, pasi ditë më parë ata mundën Zhelezarecin me rezultatin 7:4.
Kujtojmë ndaj skuadrës që garon në ligën e dytë serbe, KMF Zufo, skuadra e Futsal Shkupit kishte luajtur edhe vitin e kaluar ndaj kësaj skuadre, mirëpo ndeshja ishte zhvilluar në Bujanoc dhe kishte përfunduar me fitoren e skuadrës shkupjane.
Këtë herë ndeshja midis Futsal Shkupit dhe KMF Zufo do të zhvillohet në palestrën pranë gjimnazit “Zef Lush Marku” të premten (31 janar) me fillim në ora 18:30.