Rabotniçki ka barazuar 1:1 në miqësoren e parë në Antalia ndaj skuadrës bullgare të Pirin Blagoevgrad, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra e trajnerit Ratko Dostaniq kaloi e para në epërsi falë golit të shënuar nga ana e David Toshevski në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë.
“Romantikët” kishin edhe një mundësi tjetër për të shënuar gjatë 45 minutëshit të parë, mirëpo Herera humbi një penalti në minutën e 28-të.
Një gjë të tillë shfrytëzuan bullgarët, të cilët në pjesën e dytë, më saktësisht në minutën e 84-të barazuan shifrat në 1:1.