Mesfushori shkupjan, Ergun Abdul karrierën e tij ka vendosur ta vazhdojë në Gjermani te skuadra Viktoria Frechen, që garon në rajonin e “Northeim Westfallen”, njofton “infOSport.mk”.
26-vjeçari së fundmi ishte pjesë e FC Shkupit, mirëpo duke mos arritur që të lë shumë gjurmë, kjo edhe për shkak dëmtimeve që e ndoqën këtë futbollistë gjatë qëndrimit të tij 6 mujor.
Abdul me Viktoria Frechen ka nënshkruar kontratë dy vjeçare, ndërsa do të jetë kjo skuadra e tij e 5-të nga futbolli gjerman, pas ekipeve si SC Ëest Köln, SVRS Neubrück, CfR Buschbell dhe Vikt. Köln II.