Drejtuesit e Ingterit edhe zyrtarisht kanë njoftuar për angazhimin e Kristian Eriksen. Mesfushori danez me skuadrën “zikaltër” ka firmosur deri verën e vitit 2024.
Sipas mediave italiane Totenhami nga shitja e tij do të përfitojë 20 milion euro.
Në këtë mënyrë trajneri Antonio Konte morri dhuratën e dëshiruar nga drejtuesit, ndërsa në Milano janë bërë gati për shfaqje dhe presin shumë nga mesfushori danez .
⚫🔵 | #NotForEveryone
Che si alzi il sipario. pic.twitter.com/JPTUT8wtOo
— Inter (@Inter) January 28, 2020
Eriksen mund të debutojë me Interin që këtë të diele në ndeshjen kundër Udinezes.