Vardar Forina i dashuruar pas futbollistëve shkupjan

Vardar Forina ka zyrtarizuar edhe afrimin e 5-të gjatë afatit kalimtarë të dimrit. Fjala është për talentin shkupjan, Gëzim Bakievski, që në këtë mënyrë bëhet shkupjani i katërt që i bashkohet skuadrës nga Gostivari në këtë afat kalimtarë, pas portierit të FC Shkupit, Alban Miftari, mbrojtësit të Rabotniçkit, Borjan Panovski dhe mesfushorit Armend Çajani, i cili u rikthye sërish te Vardari i Forinës, që në pjesën e dytë të kampionatit në Ligën e Dytë – Perëndim do të ketë për qëllim mbijetesën.


LEXO GJITHAHSTU:

Vardar Forina vjen me një përforcim nga futbolli kosovar!


Ndryshe drejtuesit e kësaj skuadre përveç 4 futbollistëve shkupjan kanë angazhuar edhe tetovarin, Ylber Luma, i cili u rikthye në futbollin vendor nga kampionati elitar i Kosovës, nga rradhët e Ferizajit.

Sa i përket përforcimit të fundit, Bakievski, ky i fundit së fundmi ishte pjesë e Struga Trim Lum, mirëpo duke mos mundur që të debutojë në elitën e futbollilt vendor me këtë skuadër, gjë kjo që shtyu që palët të prishin marrëveshjen që para kohe.


LEXO GJITHASHTU:

Vjen largimi i parë nga rradhët e Struga Trim Lum 


Ndryshe Bakievski vite me rradhë luante me grupmoshat e reja të Metalurgut, ndërsa janarin e vitit 2018-të vendosi të provoj veten edhe tek seniorët, duke i thënë po skuadrës së Vëllazërimit. Te këta të fundit ai qëndroi vetëm një vit, ndërsa shkurtin e këtij viti u bashkua me Struga Trim Lum.

ZYRTARE..Vjen edhe përforcimi i pestë me rradhë në klubin VARDARI – Forinë, bëhet fjalë për talentin 19 vjeçarë GZIM…

Публикувахте от K.F. VARDARI в Понеделник, 27 януари 2020 г.

Leave a Reply