Shtëpitë e futbollistëve janë kthyer në shënjestër të grabitësve. I fundit që ka përjetuar një gjë të tillë ka qenë futbollisti i Portos, Jesus Manuel.
“Journal De Noticias” raporton se disa hajdutë kanë hyrë në shtëpinë e futbollistit meksikan dhe kanë mbajtur nën kërcënimin e armëve njërin prej punonjësve që ndodhej brenda.
Ata kanë marrë disa bizhuteri të vlefshme dhe më pas janë larguar.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 25 janarit, kur sulmuesi me Porton e tij po zhvillonte ndeshjen e Kupës kundër Sporting Bragas në transfertë.