Skuadra e Milanit ka konfirmuar se në ndeshjen e sotme përball Torinos, e vlefshme në Kupën e Italisë do zbresin në “San Siro” me shiritin e zi në nder të Kobi Brajant.
Legjenda e basketbollit u nda para dy ditëve në mënyrë tragjike nga jeta, teksa helikopteri me të cilin udhëtonte së bashku me vajzën e tij 13-vjeçare Xhiana dhe 7 persona të tjerë u rrëzua duke mos lënë asnjë të mbijetuar pas.
E gjithë bota e sportit është solidarizuar, ndërsa Milani duke qenë se Kobi e kishte deklaruar veten si një tifoz të flaktë të “kuqezinjëve”, ka vendosur ta nderojë figurën e tij.