Gostivari vjen me një tjetër super përforcim, angazhon talentin shkupjan Besir Ramadani

Gostivari ka bërë një goditje të madhe në merkato teksa gjatë ditëë ka prezantuar Besir Ramadanin, talenti shkupjan, që ditë më parë u largua nga rradhët e FC Shkupit, njofton “infOSport.mk”.

Ramadani me ekipin e Gostivarit ka nënshkruar kontratë deri në fund të këtij sezoni, me shpresë se në fund bashkë me drejtuesit e klubit do i’a arrijnë qëllimit për të mbushur objektivat.

Kjo do të jetë hera e dytë për Ramadanin që do të luaj për një klub nga qyteti i Gostivarit, duke pasur parasysh se si i huazuar sezonin e kaluar mbronte ngjyrat e Genç Kalemler.

Ramadani konsiderohet si një ndër talentët më të mëdhenj të futbollit vendor, ndërsa kjo ka bërë që ai të marrë ftesë edhe nga Kombëtarja U19 e Shqipërisë.

Me Ramadanin numri i futbollistë të rinj te Gostivari, arrinë në 8-të, pas Lavdrim Skenderit, Mirosllav Jovanovskit, Hasip Lokit, Musli Likës dhe Xhemail Esatit (të huazuar nga FC Shkupi) dhe Besart Rexhepit dhe Ensar Lumës (të huazuar nga KF Shkëndija).

 

Leave a Reply