FC Struga gjatë ditës së sotme do të zhvillojë edhe ndeshjen e dytë kontrolluese në Antalia të Turqisë, aty ku tashmë skuadra ka një javë që po zhvillon fazën kryesore të përgatitjeve në prag të stinorit pranveror në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.
Kundërshtarë i skuadrës strugane do të jetë skuadra e elitës së futbollit polak, , Arka. Ndeshja në fjalë starton në ora 13:30, ndërsa do të jetë kjo një mundësi tjetër për trajnerin Jeton Beqiri për të parë nga afër ngritjen e formës tek futbollistët e tij, të cilët nga dita në ditë po lirohen nga gërçi dimëror dhe po kryejnë me përpikmëri të gjitha detyrat e trajnerit të tyre.
Kujtojmë për Struga Trim Lum do të jetë kjo ndeshja e dytë në tokën turke, pas asaj ndaj FK Ahal nga Turkmenistani, në të cilën kishte pësuar disfatë 2:0.