Tifo grupi “Ballistët” që përkrahin kampionët e vendit, Shkëndijën pak më parë kanë njoftuar edhe zyrtarisht se do të jenë në përkrahje të përfaqësueses së Kosovës për ndeshjen e 26 marsit kundër Maqedonisë në Shkup, e vlefshme për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve, njofton “infOSport.mk”.
Fillimisht ishin grupi i tifozëve “Dardanët” që kishin njoftuar për një gjë të tillë, ndërsa tashmë ka ardhur konfirmimi edhe nga vetë “Ballistët” përmes profilit të tyre zyrtarë në “facebook” ku opinionit iu ishin drejtuar me një shkrim shumë të madh, të cilin mund ta lexoni më poshtë:
Postimi i plotë:
OBLIGIM KOMBËTAR PËRKRAH VËLLEZËRVE SHQIPTARË!
Nuk mund askush ti ndaloj ndjenjat e hiç më pak të harroj dhe të shkeli amanetin e lashtë, se VËLLAU është për VËLLANË !
Vëllezër jemi edhe ne këtu në Tetovë dhe me të gjithë anembanë!
PO për KOSOVËN/DARDANINË tonë SHQIPTARE, kundër sllavëve!
BALLISTËT me të gjitha forcat drejt Shkupit, në arenën ADEM JASHARI!
NE KEMI LINDUR PËR TI SHËRBYER SHQIPTARISË.
OBLIGIM KOMBËTAR PËRKRAH VËLLEZËRVE SHQIPTARË!Nuk mund askush ti ndaloj ndjenjat e hiç më pak të harroj dhe të shkeli…
Публикувахте от Ballistet Tetove 1992 (Official) в Понеделник, 27 януари 2020 г.