Saliu shënon në barazimin e Labunishtës ndaj Korabit

Labunishta dhe Korabi kanë barazuar 1:1 në miqësoren e zhvilluar sot në Ohër, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra strugane pjesën e parë e mbylli me epërsi minimale 1:0 falë golit të shënuar nga Pajazit Saliu nga pika e bardhë, ndërsa skuadra nga Peshkopia e Shqipërisë deri tek barazimi erdhi vetëm gjatë pjesës së dytë, kur të dy trajnerët vendosën që të ju japin rastin edhe futbollistëve që kishin në disponim.

Për Labunishtën ishte kjo ndeshja e dytë kontrolluese në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror, pas asaj ndaj Renovës, në të cilën kishte shënuar fitore minimale 1:0.

Foto: gol.mk

Leave a Reply