Mateo Politano po kalon vizitat mjekësore te Napoli. Mesfushori26-vjeçar te “napolitanët” do të luaj në formë huazimi në 18 muajt në vijim, me blerje të detyrueshme të kartonit të tij në vlerë prej 25 milion euro nga ana e drejtuesve të Napolit pas përfundimit të huazimit.
Mesfushori ofenziv nuk përputhet në skemën e Antonio Kontes, ndërsa pikërisht kjo ishte një ndër arsyet që Politano kërkonte largimin nga “Xhuzepe Meaca”.
#Napoli, ecco #Politano: l'esterno arrivato a Villa Stuart per le visite mediche pic.twitter.com/gzbkiIYJZQ
— Tuttomercatoweb (@TuttoMercatoWeb) January 27, 2020
Disa ditë më parë ai ishte shumë pranë kalimit te Roma, si pjesë e shkëmbimit me Spinacolan, mirëpo vetëm në çastet e fundit dështoi gjithçka.
Napolitani numëron 3 paraqitje me kombëtaren e Italisë, ku ka të shënuar edhe 1 gol. Për shërbimet e tij, dy vite më parë “Neroaxurrët” Sasuolos i paguajtën plotë 26.1 milion euro.