Lajmi për vdekjen e një ndër basketbollistëve më të mirë që ndonjëherë ka luajtur në NBA, Kobi Brajant ka tronditur botën e sportit në përgjithësi.
Ndërsa gjatë ditës së sotme mijëra fansa janë mbledhur para “Staples Center”, të Los Anxhelosit, aty ku Kobe ka luajtur për 20 vite të karrierës së tij në basketboll.
Tifozët kanë ndezur qirinj dhe kanë vendosur lule në nderim të yllit të NBA-së, që u nda nga jeta në moshën 41-vjeçare, pas një aksidenti me helikopter, e ku ndodhej edhe vajza e tij 13 vjeçare.
Tek tifozët u panë lot trishtimi, të cilët ishin shumë të tronditur nga lajmi për vdekjen e tij.
Mirëpo jo vetëm në Los Anxhelos, ku Brajant luante, raportohet se në të gjithë Amerikën, tifozët kanë vendosur lule në ndërim të “Black Mamba”.