
Shkëndija i ka nisur me këmbë të mbarë ndeshjet kontrolluese në Turqi, teksa sot mundi sllovakët e FC Sered me rezultatin 3:2, njofton “infOSport.mk”. Pjesa e parë foli në të mirë të skuadrës kundërshtare që këtë pjesë e mbyllën me epërsinë 2:1.
Goli i parë i FC Sered mban firmën e Tidiane Djiby Ba, i cili në minutën e 6-të përfitoi nga një karambol në zonën e “kuqezinjëve” dhe arriti që të mposhtë portierin Zahov.
Një gabim i dyshes së mbrojtjes së Shkëndijës në minutën e 30-të i mundësoi Ivan Aleks që të shënojë edhe golin e dytë në rrjetën e Zahov, mirëpo që njëherit ishte edhe i fundit i shënuar nga ana e sllovakëve, pasi me klaimin e kohës Shkëndija morri gjithçka në duart e saja, duke kthyer në fund rezultatin në favorin e saj.
Ishte Besart Ibraimi që paralajmëroi një gjë të tillë me një super gol të shënuar në minutën e 33-të, ndërsa dy golat tjerë Shkëndija i realizoi gjatë pjesës së dytë.
Marjan Radeski në minutën e 56-të shfrytëzoi një devijim nga ana e portierit kundërshtarë, duke vendosur topin në rrjetën e sllovakëve edhe për herë të dytë, ndërsa për fitoren e Shkëndijës u përkujdes mbrojtësi sllovak, Jan Krivak me golin e realizuar në minutën e 64-të.
Ndeshjen e rradhës të besuarit e trajnerit Ernest Gjoka do ta zhvillojnë me datë 30 janar kundër çekëve të MFK Karvina.