Armando Sadiku vijon me formën e mirë me fanellën e Malagas, skuadër kjo që megjithatë nuk arriti që të shënojë fitore ndaj Mirandes në ndeshjen e vlefshme të javës së 25-të në “Segunda Division”, njofton “infOSport.mk”. Malaga dhe Mirandes në fund u ndanë në barazimin 2:2, barazim ky që skuadrën e sulmuesit shqiptarë e mbanë në pozitën e 15-të.
Sadiku shënoi golin e dytë për skuadrën e Malagas në minutën e 65-të, kur realizoi për 2:1, mirëpo deri në fund miqtë me anë të Merkuelanz nga penaltia arritën që të marrin një pikë nga kjo transfertë.
Për Armando Sadikun ishte ky goli i 9-të sezonal në 20 ndeshje të zhvilluara me Malagan, që rezulton skuadra e dytë me më shumë barazime në kampionat, gjithsej 13-të.