Besart Berisha pa dyshim se do të mbahet mend gjatë kohë në futbollin australian, aty ku po luan rolin e më të fortit, kur janë në pyetje golat e shënuar, shkruan “infOSport.mk”.
Sulmuesi kosovar realizoi dy gola në ndeshjen e javës së 15-të ndaj Adelaide United, mirëpo duke mos mundur të ndihmojë skuadrën e tij për të marrë fitore.
🎯 Berisha's goal in his 200th.
🎯 Berisha's goal in his 200th.
Публикувахте от Western United FC в Събота, 25 януари 2020 г.
Berisha që të dy golat i shënoi në pjesën e parë, e cila rezultoi të jetë shumë interesante dhe e njëjta prodhoi plotë 5 gola, pasi në anën tjetër mysafirët shënuan 3 gola, me autorë Mileusniç (2 gola) dhe McGree.
Goal number 2️⃣ from Bes 🔥
Публикувахте от Western United FC в Неделя, 26 януари 2020 г.
Gjatë pjesës së dytë të dyja skuadrat shënuan edhe nga një gol tjetër. Ish reprezentuesit italian, Alesandro Diamanti në minutën e 54-të barazoi shifrat në 3:3, ndërsa për fitoren e Adelaide United u përkujdes greku, Konstandopoulos, me golin e realizuar në minutën e 79-të.
Oh captain, my captain!
Публикувахте от Western United FC в Неделя, 26 януари 2020 г.
Berisha falë “dopietës” së sotme numëron 11 gola të shënuar gjatë këtij sezoni, ndërsa plotë 127 gola në 200 ndeshje të zhvilluara në futbollin australian.