Kukësi ka shënuar fitore minimale 1:0 në derbi ndeshjen e javës së 19-të në Superligën shqiptare ndaj Partizanit të Besnik Feratit dhe Egzon Belicës, njofton “infOSport.mk”.
Strugani madje tentoi të luaj rolin e “heroit” në këtë takim, mirëpo nuk i’a arriti qëllimit, kur në minutën e 66-të tentoi të ndalojë parabolën e Kristal Abazajt dhe të largojë topin para se të futej brenda vijës fatale. Belica fluturoi dhe arriti ta largojë topin para se ai të prekte rrjetën, mirëpo jo edhe para se të kalonte vijën fatale. Kështu këtë super derbi që u zhvillua në “Air Albania Stadium” e vendosi goli i Abazajt, edhe pse në pjesën më të madhe e njëjta ishte e barabartë.
Te Partizani përveç Egzon Belicës, një paraqitje shumë të mirë bëri edhe Besnik Ferati, mesfushori i talentuar shkupjan, që në lojë qëndroi deri në minutën e 72-të, ndërsa te Kukësi nga bankina në minutën e 82-të në lojë u inkukadrua tetovari, Valon Et’hemi.
Me këtë fitore Kukësi rikthehet shumë shpejtë në krye të tabelës së klasifikimit me 35 pikë, një më shumë se Tirana, që më herët sot gjatë ditës demoloi Luftëtarin me shifrat 5:1.
Një ndeshje tjetër që u zhvillua sot, ishte edhe ajo midis Teutës dhe Bylisit, në të cilën në fund fitores iu gëzua skuadra vendase (1:0).