Përfaqësuesja e Maqedonisë me 26 mars do të përballet me Kosovën në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kombeve. Edhe pse deri në atë ndeshje ka edhe plotë 2 muaj, seleksionuesi Igor Angellovski nuk dëshiron ti lë asgjë rastit dhe vetë personalisht ka udhëtuar gjatë ditës së djeshme drejt Stambollit të Turqisë, për të ndjekur nga afër sulmuesin kryesor të “Dardanëve”, Vedat Muriqin.
Dhe vërtetë kishte se çfarë të sheh, Muriqi doli të jetë protagonistë në fitoren e Fenerbahçes ndaj Bashakshehir, duke shënuar golin e fitores 2:0.
Përveç këtij goli ai luajti një rol të rëndësishëm në këtë fitore, duke qenë prezent në çdo aksion të skuadrës së tij, e cila pas kësaj fitoreje tashmë renditet në pozitën e dytë me 37 pikë, 3 më pak se Sivaspor, që ka edhe një ndeshje më pak.