FC Shkupi tashmë disa ditë po vijon përgatitjet në Antalila të Turqisë, aty ku skuadra “bardhekaltër” pritet të mbush bateritë për stinorin pranveror në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.
Edhe pse ishte paraparë që me këtë skuadër të vazhdojë edhe pjesën e dytë të kampionatit portieri brazilian Tulio, i njëjti i ka dhënë lamtumirën skuadrës nga Çairi vetëm pas 6 muajve.
Ai FC Shkupit iu bashkua verën e vitit të kaluar në Bollu të Turqisë, kur erdhi si zëvendësim për të dëmtuarin Enes Azizi, ndërsa me ardhjen e Igor Aleksovskit, braziliani humbi vendin e titullarit, dhe me siguri kjo ka qenë njëra ndër arsyet që 23-vjeçari vendosi të shkëpus kontratë 6 muaj para kohe.
Mirëpo drejtuesit e “bardhekaltërve” nuk kanë humbur shumë kohë, pasi shumë shpejtë kanë gjetur zëvendësuesin e tij. Bëhet fjalë për portierin 22-vjeçar, Filip Lazarevski, cili tani më është bashkuar me klubin dhe po vijon fazën përgatitore në Antalia të Turqisë.
Lazarevski është portier mjaft cilësor, i cili karrierën e tij e ka filluar te ekipi i Metallurgut, më pas ka luajtur edhe te Euromilk, prej ku kaloi te Boreci i Velesit.
Një sezon luajti edhe te Rabotniçki, që në fund të mbroj portën e skuadrës dibrane KF Korabi, transmeton “infOSport.mk”.
Kujtojmë deri më tani nga rradhët e FC Shkupit përveç portierit brazilian, Tulio janë laguar edhe portieri i tretë, Alban Miftari, qendërmbrojtësi Mevlan Adili, dy mbrojtësit e krahut të djathtë, Bojan Gjorgjioski dhe Filip Stojanovski, Besir Ramadani dhe sulmuesi Marin Jurina.